Serbisë i arrijnë 6 drone CH-92a nga Kina

HomeLajmeBota

Serbisë i arrijnë 6 drone CH-92a nga Kina

Në aeroportin ushtarak të Beogradikt në ka arritur dërgesa me mjete fluturuese pa pilot të prodhimit kinez, modeli CH-92a. Këto drone kanë kryesisht përdoren për vëzhgim dhe xhirim të terrenit por kanë kapacitet të bartjes së predhave, transmeton Gazeta Metro.

Serbia kishte blerë dronet nga Kina e do të shfrytëzohen nga forcat ajrore serbe në disa variante, njëra është nisja nga kamioni i prodhuar në Serbi, FAP 2228.

Kjo blerje ishte paralajmëruar në fillim të këtij viti nga ministria e mbrojtjes në gjysmën e parë të këtij viti të mjeteve ajrore pa pilot CH-92a, me dy sisteme, me gjithsej 6 fluturake.

Nga kjo ministri ishte njoftuar se ekspertët e institutit të teknologjisë suhtarake serbe gjendeshin në Kinë ka kohë, të cilët po punonin në integrimin e sistemit dhe pajisjeve me ato serbe, “Pegaz”.

CH-92a ka shtrirje të krahëve më pak se 10 metra, radius veprimi mbi 150 kilometra, me lartësi maksimale prej 5 mijë metra, me shpejtësi maksimale rreth 200 kilometra në orë. Mund të mbaj dy predha me rreze prej 6 kilometra dhe është e paraparë për vëzhgim, drejtim të artilerisë dhe sulme ndaj caqeve si, automjete të lehta ushtarake e sisteme të radarëve.

Loading...