fbpx

Serbia vendosë 28 baza ushtarake përreth vijës kufitare me Kosovën

HomeLajmeKosovë

Serbia vendosë 28 baza ushtarake përreth vijës kufitare me Kosovën

Serbia ka vendosur 28 baza ushtarake përreth vijës kufitare me Republikën e Kosovës.

E para bazë ushtarake është vendosur në Mojstirin Lindor dhe prej kësaj pike në juglindje të shtetit, Serbia ka shtrirë edhe 27 baza tjera ushtarake përreth vijës kufitare me Kosovën deri në vendin e quajtur Cvore.

Përgjatë 350 km kufi, Ushtria e Serbisë është e ndarë në tri brigada. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin të katërtës, e shtrirë përskaj pjesës lindore të Kosovës.

Në këtë zonë ushtria mbanë edhe artileri, përveç trupave që janë afër 300, krahas oficerëve tjerë në dy brigadat e dislokuara pak mbi veri të Kosovës.

Të gjitha bazat ushtarake serbe shtrihen në distancë nga 50 metra, që është ajo në Magjerë, e deri në afër 4 km larg brezit kufitar.

Fare pak më i vogël, është numri i bazave të xhandarmërisë që Serbia poashtu i ka funksionale afër Republikës së Kosovës.

Janë pak mbi 20 sosh. Këto nisin në Ribar, e përfundojnë në Buhiç të Preshevës. Objekti më i afërt, vetëm 15 km larg kufirit kosovaro-serb është ajo në Merdare.

Siç mëson Klan Kosova, në to nuk ka shumë personel, disa edhe janë të braktisura krejt.