fbpx

Serbia vazhdon me ‘filma aksion’, ministri i ushtrisë tregon se si e rrëzuan një dron që erdhi nga Jarinja

HomeLajmeRajoni

Serbia vazhdon me ‘filma aksion’, ministri i ushtrisë tregon se si e rrëzuan një dron që erdhi nga Jarinja

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha sonte se droni i rrëzuar nga ushtria serbe më herët gjatë ditës së sotme po fluturonte nga drejtimi i Jarinjës (Kosova – pjesa kufitare) në drejtim të komunës së Rashkës (Serbi).

Vuçeviq tha se Forcat e Armatosura të Serbisë mbrojtën qiellin dhe treguan, siç tha ai, vigjilencë.

“I përgëzoj pjesëtarët e Forcave të Armatosura Serbe për veprimin e tyre dhe për saktësinë dhe vendosmërinë e tyre për të mbrojtur qiellin… Qielli mbi Serbi është i sigurt”, tha Vuçeviç për TV Pink.

I pyetur për supozimet se kush mund të jetë droni i rrëzuar, Vuçeviq tha se drejtimi i lëvizjes së dronit “është i qartë dhe tregon zonën nga vjen”.

“Përpara nesh është hetimi, i cili do të përcaktojë dhe tregojë se ku na çojnë pistat dhe kush mund të jetë pronari i dronit. Do të kemi një pasqyrë të qartë në ditët dhe orët në vijim”, tha Vuçeviq.

Kujtojmë se sot në orët e pasdites, pas zbulimit dhe monitorimit me kohë, njësitet e Ushtrisë Serbe kanë neutralizuar një dron komercial që po lëvizte nga drejtimi i Kopaonikut në Rashkë.

“Droni është rrëzuar me aplikimin e masave të bllokimit elektronik, në afërsi të objekteve ushtarake në garnizonin e Rashkës”, thuhet në njoftim.

“Në përputhje me urdhrin e Presidentit të Republikës dhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Forcat e Armatosura të Serbisë po marrin masa të shtuara për zbulimin, gjurmimin dhe neutralizimin e mjeteve ajrore pa pilot pranë objekteve ushtarake”, thuhet në njoftim e ushtrisë serbe.

Ky është “filmi” i dytë që Serbia e bën brenda dy ditësh, pasi edhe dje u tha “dronët” kanë fluturuar nga Merdarja në drejtim të pjesës qëndrore të Serbisë dhe se për këtë në qiell ishin ngritur aeroplanët ushtarakë serbë, MIG 29./Ballkani.info