Derisa Kroacia ndaloi hyrjen e presidentit të Serbisë e shpjegon me faktin se për vizitën e tij nuk janë njoftuar zyrtarisht, siç kërkon protokolli zyrtar nga Serbia.
Nuk ka asnjë shpjegim të saktë nga ministritë e punëve të jashtme dhe të brendshme të Serbisë, që nënkupton një regjim të veçantë kontrolli për zyrtarët nga Kroacia kur hyjnë në Serbi.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin si kundërmasë pasi qeveria kroate nuk e ka lejuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq të bëjë një vizitë private të paparalajmëruar në vendet e krimeve të ustashëve nga Lufta e Dytë Botërore në atë vend./KosovaPost