“Serbia është burimi kryesor i mercenarëve për Rusinë”: Kush është mercenari kryesor serb sipas Qendrës Kombëtare të Rezistencës së Ukrainës?

2 minutes, 10 seconds Read

Ballkani është burimi kryesor i luftëtarëve mercenar për Rusinë, sipas Qendrës Kombëtare të Rezistencës, një organizatë e drejtuar nga forcat speciale ukrainase, shkruan Kyiv Independent.

Sipas qendrës, një figurë kyçe në procesin e rekrutimit është snajperi veteran mercenar serb, Dejan Beriq, i cili luftoi për Rusinë kundër Ukrainës në vitin 2014. Një tjetër mercenar i rëndësishëm serb është identifikuar si Zhika Radoiq, i cili aktualisht po lufton për Rusinë në Ukrainë.

Rusia po mbështetet gjithnjë e më shumë te mercenarët në Ukrainë, sipas zyrtarëve të qeverisë britanike, të cilët thanë se tani ka 20,000 luftëtarë të Grupit Wagner në vend. Grupi Wagner është një formacion paraushtarak rus nën kontrollin e shtetit që lufton kryesisht në zonën e Bahmutit, aktualisht vendi i armiqësive më të ashpra përgjatë gjithë vijës së frontit.

Kujtojmë se videoja që Dejan Beriq e ka publikuar së fundmi në kanalin YouTube dhe e transmetuar nga portali i Sarajevës istraga.ba tregon Dejan Berioqin – Deki nga Vojvodina duke mbledhur vullnetarë serbë. Beriq u shpërblye shtatë herë për shërbimet e tij në Ukrainë dhe ishte, kujton portali, një nga snajperistët më të famshëm.

Kurse Danas, të kujtojmë, ka shkruar për videon që Beriqin e ka publikuar në kanalin YouTube, e cila zbulon faktin tashmë të njohur se dënimet e larta me burgim nuk janë pengesë për qytetarët e Serbisë që të marrin pjesë në luftën në Ukrainë.

Në të njëjtin vit që Beriq shkoi në Ukrainë, Parlamenti serb ndryshoi Kodin Penal duke e bërë luftën jashtë vendit një vepër penale.

Për pjesëmarrje në konflikte të armatosura, dënimi me burg është nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, ndërsa dënimi rritet në tetë vjet nëse vepra është kryer në grup. Dënimi për organizimin e një largimi është deri në dhjetë vjet burg.

Videoja që Dejan Beriq e publikoi së fundi në kanalin YouTube zbuloi faktin tashmë të njohur se dënimet e larta me burgim nuk janë pengesë për qytetarët e Serbisë për të marrë pjesë në luftën në Ukrainë.

Shembulli më i mirë për këtë është vetë Beriq, i cili ka luftuar në anën e grupeve të armatosura pro-ruse që nga viti 2014. Në të njëjtin vit që Beriq shkoi në Ukrainë, Parlamenti serb ndryshoi Kodin Penal duke e bërë luftën jashtë vendit një vepër penale. /Ballkani.info

Publikime te ngjashme