fbpx

Serbeve të veriut po u bëhët presion nga Serbia që të mos regjistrojnë veturat e tyre me rks

HomeLajmeKosovë

Serbeve të veriut po u bëhët presion nga Serbia që të mos regjistrojnë veturat e tyre me rks

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta zbatojë vendimin për zëvendësimin e targave të lëshuara nga Serbia me ato të lëshuara nga Republika e Kosovës edhe përmes Policisë së Kosovës.

Qalaj tashmë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, në emisionin ResPublika në Tëvë1, ka thënë se nëse njëra palë nuk shpreh gatishmëri për zbatim dhe kur kihet parasysh presionin që u bëhet kosovarëve në komunat veriore, atëherë zbatimi i vendimit duhet të bëhet edhe përmes Policisë së Kosovë.

“Por a është mënyra me mirë që ky vendim të zbatohet me polici, sigurisht që jo. Mirëpo nëse kemi një palë të barrikaduar këmbëngulëse që mos të zbatoj këtë vendim dhe kemi presionin e vazhdueshëm ndaj kosovarëve që jetojnë në komunat veriore, unë mendoj që shteti i Kosovës duhet të gjejë mënyrë teke e fundit edhe me polici, mirëpo ta zbatojë vendimin që ka marrë”, ka thënë Qalaj.

Ai duke folur për situatën në veri, ka thënë se Bashkimi Evropian po synon të blejë paqen.

Qalaj ka kritikuar edhe dy zyrtarët e lartë të BE-së, Miroslav Lajçak i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun dhe Josep Borrell përfaqësues i Lartë për Siguri në BE, për deklarata të pamatura sipas tij, në disa raste për zhvillimet në veri.’

“Faktori ndërkombëtar në këto kohët e fundit është duke tentuar ta blej paqen. Nuk jemi duke para ndonjë përpjeke të sinqertë sidomos të BE-së që të kemi avancim të dialogut, për mua shumë deklarata të Lajçak dhe Borrell kanë qenë të pamatura nganjëherë duke i barazuar veprimet e një anshme të institucioneve të Kosovë dhe veprimet e grupeve kriminale që kanë qenë në anën tjetër dhe mendoj që BE është dashur që këto bisedime ti ketë më ofensive dhe të arrihet ndonjë marrëveshje”, ka thënë Qalaj në Tëvë1.

x