fbpx

Serbët përsëri provokojnë policinë në Veri të Mitrovicës

HomeLajmeKosovë

Serbët përsëri provokojnë policinë në Veri të Mitrovicës

Dje është dëmtuar sërish kablloja optike e cila është vendosur përgjatë rrugëve që të dërgojnë në pikën kufitare në Bërnjak.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëvendësdrejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.

“Dje është regjistruar rasti, dëmtim i instalimeve publike”, ka thënë Hoti.

Kujtojmë se një dëmtim tjetër i kabllos optike ka ndodhur edhe para pesë ditësh në veri.

Policia kishte deklaruar se në rastin e parë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e kompanisë dhe kanë konstatuar se kabllo është e dëmtuar në dy pjesë, ku sipas tyre vlera e dëmit është rreth 5 mijë euro.

Gjatë muajve të fundit Policia e Kosovës është përballur me provokime të vazhdueshme nga grupet KRlMlNALE të organizuara në veri të vendit.

Në disa raste, ka pasur edhe të shtëna armësh drejt zyrtarëve policorë, ndërsa është bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë në këtë rajon.

Së fundmi ka pasur reagime edhe nga SHBA dhe BE të cilët kanë kërkuar nga Kosova e Serbia që situatat e tilla t’i zgjidhin me dialog dhe jo të kontribuojnë në tensionimin e situatës.

x