Connect with us

Kosovë

Serbët në veri paralajmrojnë protestë, ndihen të tradhëtuar nga Vuçiç dhe Lista Serbe

Publikuar

me

Më 9 janar, në pjesën veriore të Mitrovicës, është paraparë protestë e serbëve të pakënaqur me politikën e Listës Serbe dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës.

Organizatori i protestës, Ivan Miletiq, thotë për Danas se serbët nga Kosova kanë mbetur “peng”, transmeton Reporteri.

Protesta është caktuar për në ora 12:01 te monumenti i Car Llazarit në qendër të pjesës veriore të Mitrovicës.

Ai thotë se qytetarët me heqjen e barrikadave e panë se në cilin drejtim po shkon situata dhe se janë pajtuar që nuk do të pranojnë “as lojërat e Kurtit dhe as të Vuçiqit”.

Ai thekson se nuk u janë bashkuar organizatat formale dhe se nuk e dinë se sa njerëz do të vijnë duke pasur parasysh, siç thotë ai, frikën që ekziston tek qytetarët.

Miletiqi thotë se qytetarët edhe pse paraprakisht dyshonin në “qëllimet e sinqerta të Vuçiqit dhe të një pjese të Listës Serbe”, për herë të parë besuan se do të kishte “rezistencë të përbashkët”.

“Më herët kemi tentuar të organizojmë disa protesta për të mirën e qytetarëve, por nuk ka pasur sukses sepse njerëzit janë udhëzuar në momentin e fundit që të mos vijnë sepse protestat nuk kanë mbështetjen e pushtetit. Por shpresojmë që populli të çlirohet pas kësaj situate të fundit në të cilën të gjithë kemi qenë qytetarë të manipuluar”, thotë Miletiq.

Reklama