Connect with us

Kosovë

Selmanaj për rritjen e faturave të tatimit në pronë fajëson qeverinë: “Qeveria ua ka vu lakun në fyt qytetarëve të Kosovës..”

Publikuar

me

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ka reaguar pas rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Selmanaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se qeveria ua ka vu lakun në fyt qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se vetëm brenda 5 ditë, kjo qeveri ka votuar kundër tërheqjes së parave nga Trusti, nuk ua njohën stazhin e punës për vitet 1990-99, ndërsa thotë se sot pa fije turpi, qytetarëve ua dyfishon faturat e tatimit në pronë.

“Qeveria ia ka vu lakun në fyt qytetarëve të Kosovës. Vetëm brenda 5 dite: Voton kundër mundësisë për tërheqjen e parave nga Trusti. Voton kundër 11 mijë pensionistëve, duke mos ua njohur stazhin e punës për vitet 1990-1999. Sot pa fije turpi, qytetarëve ua dyfishon faturat e tatimit në pronë. Nuk pritet më mirë! Këto janë rezultatet e një lëvizje politike anti-shtet!”, ka shkruar Selmanaj.

Reklama