fbpx

Sekretari Pompeo nuk pranon ta takojë Skender Hysenin

HomeLajmeKosovë

Sekretari Pompeo nuk pranon ta takojë Skender Hysenin

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka refuzuar ta takojë koordinatorin shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hysenin, mësohet nga burime diplomatike në Washington.

Koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni ka udhëtuar të dielën për në Washington, për të biseduar me zyrtarë amerikanë për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Koordinatori Hyseni ka thënë se do të takohet me zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

Por, njeriu i parë i politikës së jashtme amerikane nuk ka pranuar të takojë Koordinatorin Hyseni.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin synuar t’i japin dinamikë dhe energji të re dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, me angazhim të drejtpërdrejtë të vet presidentit Trump i cili kishte dërguar dy letra me të cilat ftonte presidentët e Kosovës dhe të Serbisë për marrëveshje.

Presidenti Trump kishte caktuar edhe një të dërguar special për dialogun. Kjo hasi në kundërshtimin e shteteve të Bashkimit Evropian që insistuan në mbajtjen e dialogut në duart e tyre, edhe përkundër faktit që procesi kishte ngecur për kohë të gjatë për shkak të mos-angazhimit të mjaftueshëm të shteteve anëtarë.

COMMENTS