fbpx

Sekretari i parë i ambasadës së Kosovës në Izrael, vendoset në të njëjtën vilë me kryeministrin e Izraelit

HomeLajmeKosovë

Sekretari i parë i ambasadës së Kosovës në Izrael, vendoset në të njëjtën vilë me kryeministrin e Izraelit

Janë bërë më shumë se një vit kur Kosova ka hapur ambasadën e saj shtetin e Izraelit.

SHBA dhe Kosova janë dy shtetet e vetme në botë që përfaqësinë e tyre në shtetin e Izraelit e kanë të vendosur në qytetin e Jerusalemit.

Shteti i Izraelit ka respektuar tejmase prezencën e përfaqësisë së Kosovës në qytetin e tyre të shenjtë.

Bëhet e ditur se Arben Muhameti, Sekretar i Parë në ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael është i vendosur në të njëjtën vilë me kryeministrin aktual të shtetit të Izraelit Yair Lapid.

Villa “Hanna Salameh” ndodhet në rrugën “Balfour” aty ku prej shumë vitesh është rezidenca e kryeministrave izraelit dhe është një shtëpi madhështore e ndërtuar në vitin 1932 në stilin Art Deco, e projektuar nga arkitekti i famshëm hungarez Zoltan Harmat.

Mësohet se vila ka 5 kate dhe një tercë të madhe në kulm. Kryeministri banon në katin e tretë, diplomati Muhameti në katin e dytë, ndërsa hapësirat tjera shërbejnë për stacionimin e forcave të shumta të sigurisë dhe shërbimet tjera mbështetëse.

Ndërkaq terasa prej 400 metrave katrorë thuhet se ka një pishinë, një kuzhinë verore dhe hapësirë për darka dhe kokteje.

Rruga dhe gjithë hapësira  ku është e vendosur vila ruhet me masa të rrepta sigurie nga toka dhe ajri.

Një rast i pazakontë ky pasi nuk dihet në çfarë rrethanash shteti izraelit i ka ofruar kaq mbrojtje dhe siguri për diplomatin kosovar sa të vendos në kuartin e rezidencës së kryeministrit  madje muajt e fundit në të njëjtën vilë me të. /IndeksOnline

x