fbpx

Sekretari britanik i shtetit thotë se Putinit i kanë dështuar planet A, B dhe C!

HomeLajmeBota

Sekretari britanik i shtetit thotë se Putinit i kanë dështuar planet A, B dhe C!

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, duke folur për Sky News ka thënë se Rusia është duke dështuar në “shumë mënyra” në Ukrainë dhe se presidenti Vladimir Putin mund të tentoj të ndryshojë strategjinë përsëri.

“Rusët janë duke dështuar në terren në shumë mënyra… Planet A, B dhe C të Putinit kanë dështuar dhe ai mund të tentoj tani për planin D”, tha Wallace.

Tutje, ai foli edhe për situatën në lidhje me ngritjet e çmimeve të naftës në Mbretërinë e Bashkuar dhe përtej saj.

Ai tha se kur flitet për çmimet e energjisë dhe të ushqimit, bota është “e ndërlidhur” dhe se diçka si lufta në Ukrainë mund të ketë ndikim global.

“Sot, të gjithë jemi të ndërlidhur në këtë botë. Ne në Britani jemi me fat që nuk jemi të varur nga gazi rus siç janë shumë vende evropiane të cilat nuk kanë shumë zgjidhje”, theksoi ai, për të shtuar se Rusia është një shtet fashist që ka pushtuar Ukrainën.

COMMENTS

x