Kosovë
Sekretari Antoni Blinken telefon dhe falënderon Kryeministrin Kurti🇽🇰🇺🇸
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken sot realizoi telefonatë me Kryeministrin Albin Kurti. Është shumë inkurajuese të shohim, një pas një, telefonatën e Zëvendëspresidentës amerikane Kamala Harris me Presidentën Vjosa Osmani, e tani këtë thirrje nga Sekretari Blinken.
SHBA-të po shprehën shumë mirënjohës që Kosova po strehon refugjatët afganë. Ky rast, me refugjatët afganë, po tregon se si Kosova dhe Shqipëria mund të luajnë rol të madh mbështetës për SHBA-të dhe partnerët perendimorë, edhe si aleat relativisht të vegjel.
Nga cicërrima e Sekretarin Blinken në Twitter:
“Në thirrjen time sot me Kryeministrin e Kosovës @albinkurti, falënderova qeverinë dhe popullin e Kosovës që pritën afganët e rrezikuar. Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cileve dikur refugjatë vetë, përsëri kanë treguar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale.”
—
“In my call today with Kosovo Prime Minister @albinkurti, I thanked the government and people of Kosovo for hosting at-risk Afghans. Kosovo citizens, many once refugees themselves, have again demonstrated their willingness and capacity to contribute to global peace and security.”
