Së shpejti do të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale!

1 minute, 58 seconds Read

Ndonëse është thënë disa herë se mund të ketë arrestime të tjera nga Gjykata Speciale, s’ka ndodhur qysh nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve, që nga 5 nëntori i vitit 2020.

Së fundi u raportua se është intervestuar ish komandanti i UÇĶ-së Sylejman Selimi nga EULEX, mirëpo nga zyra për informim në EULEX, kanë bërë të ditur se Sylejman Selimi nuk është intervistuar.

Gjithësesi ekziston mundësia reale që Marsi të jetë muaji arrestimeve nga Gjykata Speciale, duke përfshi arrestime të nivelit të lartë.

Disa nga ata që mund të arreztohen janë pjesë e SHIK-ut që lidhet me vrasjet e pas luftës, disa të tjerë për keqtrajtim të burgosurve.

Pasi ky shkrim mori shkas fillimisht nga lajmi për intervestimin e ish komandantit të UÇK dhe pastaj mohimit të lajmit nga EULEX, të kujtojmë se Selimi në maj të vitit 2015 i kishte shpallur fajtor dhe kishte dënuar me tetë vjet burg për keqtrajtim tw të ndaluarve në fshatin Likoc gjatë luftës.

Derisa pas mbajtjes për mbi 5 vite dhe pas mbajtjes në vuajtje tw dënimit për 227 ditë ishte liruar. Selimi ishte dënuar për krime lufte për torturimin e një të burgosuri civil në një qendër burgimi të UÇK-së.

Selimi mund të jetë cak i arrestimeve, sidomos pasi para pak kohësh u bë e ditur se do të ketë arrestime të reja. Krejt kjo pasi Gjykata Speciale ka zgjeruar akuzat ndaj Thaçit dhe tre ish-krerëve të UÇK-së, duke përfshirë edhe 13 pjesëtarë të UÇK-së në aktakuzën.

Ky grup, përveç përgjegjësive komanduese, akuzohet edhe për akuza specifike që pretendohet të jenë kryer gjatë dhe pas luftës.

Me afrimin e pranverës, mundësia e madhe për arrestime të tjera është shumë e madhe. Sherrin po ia shohin dhe do ia shohin Hashimit të gjithë krerët e luftës. Me kapjën e drejtësisë pas lufte të këtyre që janë dhe pritën të jenë në Hagë, Gjykata Speciale u themelua nga mungesa e drejtësisë. Mbetët të shihet se do të rrjedhin zhvillimet e ardhshme për Gjykatën Speciale, arrestime do të ketë, kur dhe si mbetët për t’u parë.

Shkruan Faton Mehmeti

Publikime te ngjashme