fbpx

Scholz e Macron vizitë Zelenskit në Kiev: “Kjo luftë duhet të përfundojë sa më parë..”

HomeLajmeBota

Scholz e Macron vizitë Zelenskit në Kiev: “Kjo luftë duhet të përfundojë sa më parë..”

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë takuan në Kiev presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për t’i shprehur solidaritetin e Evropës me vendin e tij, të pushtuar nga Rusia.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryeministri italian, Mario Draghi, dhe presidenti rumun, Klaus Iohannis, shtrënguan duart me Zelenskyn, përpara se të fillonin bisedimet.

Më herët, Ukraina ka kritikuar Francën, Gjermaninë dhe, deri në një masë Italinë, për, siç ka thënë, hezitime në mbështetjen e tyre për Kievin dhe ka thënë se ato janë të ngadalshme në dërgimin e armëve.

Katër udhëheqësit, të cilët udhëtuan në Kiev me tren, kaluan më herët nëpër rrënojat e periferisë së kryeqytetit, Irpin.

Scholz shkroi në Twitter se Irpini, ashtu sikurse Buça – ku trupat ruse janë akuzuar për krime lufte – është bërë simbol i “mizorisë” së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Irpini, ashtu si Buça, është bërë simbol i mizorisë së paimagjinueshme të luftës ruse, i dhunës së pakuptimtë. Shkatërrimi brutal i këtij qyteti është një paralajmërim: kjo luftë duhet të përfundojë”, shkroi Scholz.

COMMENTS

x