Samiti i G7 në Gjermani, Biden: Të qëndrojmë të bashkuar, Johnson: Jo negociata me Rusinë

HomeLajmeBota

Samiti i G7 në Gjermani, Biden: Të qëndrojmë të bashkuar, Johnson: Jo negociata me Rusinë

Intensifikimi i sulmeve në Ukrainë ndodh ndërsa liderët e vendeve të industrializuara të G7-s, janë mbledhur në kështjellën e Schloss Elmau në Alpet Bavareze në Gjermani për të diskutuar mbi luftën ruse, energjinë dhe krizën ushqimore.

Presidenti amerikan Joe Biden, i cilësoi si akte barbare sulmet e ndodhur rishtazi në Kiev, ndërsa në takimin e zhvilluar me mikpritësin, Olaf Scholz bëri thirrje për unitet. “Duhet të qëndrojmë të bashkuar në G7 dhe NATO, Putin shpresojë që ne të përçaheshim por kjo nuk ndodhi e nuk do të ndodhë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Në fjalën e tij në nisje të samitit, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel deklaroi se vendet e G7-s ndajnë të njëjtin qëllim për t’i prerë oksigjenin makinerisë së luftës në Rusi përmes sanksioneve, njëkohësisht duke u kujdesur për ekonomitë e tyre. Ai tha se lufta ruse kishte vënë botën në rrezik, duke prekur çmimet ushqimore, ato të karburantit dhe sigurinë./A2

COMMENTS

x