fbpx

Sami Lushtaku me dhjetëra përkrahës të PDK-së pa maska në Prishtinë

HomeLajmeKosovë

Sami Lushtaku me dhjetëra përkrahës të PDK-së pa maska në Prishtinë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku ka njoftuar se sonte ka pasur një takim me përkrahës të partisë së tij në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Në këtë takim, siç shihen në fotografitë që Lushtaku i ka publikuar në Facebook, vërehen dhjetëra qytetarë shumica e të cilëve nuk kanë vendosur maska për shkak të pandemisë COVID-19. Maskën nuk shihet ta ketë vendosur as vetë zyrtari i PDK-së.

“Sonte isha në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ku takuam shumë qytetarë, përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës. Është konstatim i përbashkët që vetëm PDK mundet ta mbajë Kosovën në binarët e duhur. Projektet me të mëdha politike e ekonomike për Kosovën kanë ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së. Ne do të jemi gjithmonë gardianë të fuqishëm në mbrojtje të interesave të përgjithshme qytetare e kombëtare”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Lushtaku gjithashtu në PDK mban pozitën e udhëheqësit të Departamentit për Vlera të Luftës.

Në kohë të pandemisë dhe me vendim qeveritar, bartja e maskës mbetet obligative në Kosovë, përderisa sipas Ligjit për luftimin e pandemisë COVID-19, mosbartja e saj dënohet me gjobë prej 35 eurosh.

COMMENTS