Sallahu ironizon me opozitën: LDK dhe PDK të mbajnë konferencë të përbashkët

0 minutes, 35 seconds Read

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka ironizuar me dy partitë më të mëdha opozitare, PDK-në dhe LDK-në, duke i ftuar të vazhdojnë me konferenca të përbashkëta.

Sallahu, përmes një postimi në Facebook, iu ka sugjeruar që këto dy parti të vazhdojnë me konferenca edhe gjatë fundjavës.

“Mirë kishte me qenë me vazhdu edhe weekendit me konferenca, veçse kësaj here kisha propozu që LDK dhe PDK me mbajtë një konferencë të përbashkët”, ka shkruar Sallahu.

“Pra, LDK me folë për gjetjen e rrugës të re, ndërsa PDK, qysh me dal nga rruga e vjetër. Mjegull gjithandej!”, ka shkruar zv.ministri Sallahu.

Publikime te ngjashme