Kosovë
Salihu për Sharrin: Jemi në këtë garë për të fituar sot që të mirëqeverisim nesër
Postimi i plotë i Kandidates për Kryetare të Sharrit nga Vetvendosje:
Bashkë me listën fituese të asamblesë në Sharr u takuam sot.
Vizioni ynë është i qartë, jemi në këtë garë për të fituar sot që të mirëqeverisim nesër, që të gjitha e të gjithë ta ndjejnë dorën e qeverisjes së tyre.
Jemi të vetëdijshëm për problematikat e sfidat me të cilat përballen çdo ditë qytetarët në lagjet e fshatrat e tyre. Do ta dëgjojmë secilin, do të bashkëbisedojmë me ta për zgjidhjet, e ç’është më e rëndësishmja do të qeverisim bashkë me ta e për ta.
Ne synojmë që për qytetarët, këto ditë fushate t’i shndërrojmë në ditët e ardhjes së shpresës e besimit se në Sharr mund dhe do të ndodhë ndryshimi.
