fbpx

Saga e vrasjeve, nga Malko, Mihasi dhe Martinaj, kush po i ekzekuton një nga një miqtë e Ervis Martinajt?

HomeLajmeShqiperi

Saga e vrasjeve, nga Malko, Mihasi dhe Martinaj, kush po i ekzekuton një nga një miqtë e Ervis Martinajt?

Krimi i trefishtë e ndodhur pasditen e sotme duket se ka qenë i paralajmëruar për shkak së të shkuarës së Brilant Martinajt, që dyshohet se ka qenë dhe objektivi i atentatit.

Abc mëson se Brilant Martinaj është kushëriri i Ervis Martinajt.

Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, 30 vjeç mbetën gjithashtu të vrarë nga breshëria e plumbave që autorët zbrazën mbi ta në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Brilant Martinaj dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit Xhuliano Prela më 5 dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.

Por asnjë nga krimet nuk është provuar ende.

Saga e vrasjeve të miqve të Ervis Martinajt

Më 13 nëntor 2021 mbeti viktimë e një atentati Eriger Mihasi, i njohur si shok i Ervis Martinajt. Ai ishte duke udhëtuar në automjetin e tij tip Audi A 8 me targa AB 008 EM, në momentin kur u qëllua me breshëri plumbash. Burime bënë me dije për ABC se atentatorët qëlluan nga një automjet në lëvizje. Automjeti ishte në pronësi të Mihasit. Ai kishte personalizuar edhe targat me inicialet e tij “E M”.

Mihasi kishte qenë disa herë i arrestuar dhe shpallur në kërkim për grabitje dhe ngjarje të tjera kriminale.

Tre vite më parë u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok. Ai kishte qenë i arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.

Në qershor të 2020, Erigers Mihasi u shpall në kërkim nga policia në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në Yrshek në banesën e Gëzim Harokut.

Lexo edhe: Barrierat e rrugës “shoshë” nga plumbat, mbi 50 gëzhoja në vendngjarje, çfarë la pas atentati me 3 viktima
Mihasi ishte mik i ngushtë edhe me Santiago Malkon, ish-policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari.

Vrasja e Santiago Malkos

Santiago Malko u vra në zonën e Porcelanit në gusht të vitit 2019 teksa u qëllua në makinën e tij BMË X5. Santiago Malko ish-punonjës policie kishte qenë më parë i arrestuar. Në lidhje me vrasjen e tij është arrestuar Blendi Teta.

Vrasja e Fabian Gaxhës

Fabian Gaxha u vra në lokalin “Monopol” në ish-Bllok në 4 tetor të vitit 2018 pas një përplasje mes dy grupeve. Gaxha ishte i shoqëruar bashkë me mikun e tij Ervis Martinaj, ku pas një konflikti mes palëve, u vra me armë zjarri nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Të plagosur mbetën edhe Ervis Martinaj si dhe miku i tyre Eljo Hato./Abcnews.al

COMMENTS

x