fbpx

Safe Journalists reagon për deklaratën e Pacollit: Ndërhyrje e drejtpërdrejtë e Qeverisë në media

HomeLajmeKosovë

Safe Journalists reagon për deklaratën e Pacollit: Ndërhyrje e drejtpërdrejtë e Qeverisë në media

Rrjeti ndërkombëtar i gazetarëve Safe Journalists ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila në Kuvend sot kërkoi të vendoste kontroll mbi mediat.

“Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në fjalën e saj të sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka kërkuar që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj mediave, pasi ajo bëri thirrje për rregullim qeveritar të mediave, veçanërisht mediave të shkruara online. Në Kosovë shumica e mediave janë të regjistruara si biznese në kuadër të Agjencisë Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve – ARBK, ndërsa pjesa tjetër e mediave janë të regjistruara si OJQ, dhe aktiviteti i tyre rregullohet me ligjet dhe rregulloret në fuqi, si dhe me Kodin e Mirësjelljes. Komisioni i Pavarur për Media dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“Thirrja e hapur e deputetit Pacolli për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Qeverisë së Kosovës për kontrollin e mediave është e papranueshme pasi po perceptohet edhe si rrezikim i lirisë së fjalës dhe demokracisë”, vijon komunikata.

“Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet partnerit të saj AGK në dënimin e narrativave të tilla dhe u bën thirrje të gjithë zyrtarëve dhe politikanëve që të përmbahen nga përdorimi i narrativave të tilla që janë të rrezikshme për demokracinë. Ne dënojmë çdo iniciativë të qeverive që synon kontrollin mbi median, pasi këto përpjekje janë të papranueshme në vendet demokratike”.

“Çdo kërcënim ndaj lirisë së medias është kërcënim për interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve”.

COMMENTS

x