fbpx

Sadri Ramabaja, kërkon lirimin e kryeinspektorit të arrestuar sot: “Ai është ish i burgosur politik dhe një nga më të dinjitetshmit që kam njohur…”

HomeLajmeKosovë

Sadri Ramabaja, kërkon lirimin e kryeinspektorit të arrestuar sot: “Ai është ish i burgosur politik dhe një nga më të dinjitetshmit që kam njohur…”

Njohësi i çështjeve politike Sadri Ramabaja, ka kërkuar lirimin e kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi, i cili u arrestua sot gjatë aksionit “Brezovica”, për ryshfet dhe korrupsion, përcjell KosovaPost.

Ramabaja ka thënë se është ndjerë keq sot kur ka parë prangat në duart e Halimit, pasi sipas tij, ai ishte një prej ish të burgosurve politik nga më të dinjitetshmit.

Teksa ka shprehur besimin e tij se Halimi do të dal i pafajshëm nga ky rast, Ramabaja ka hedhur dyshime te prokurori i çështjes, duke thënë se ai ose është vënë në lajthitje, ose ka kryer një detyrë që nuk ka të bëjë fare me drejtësinë.

Reagimi i plotë i Ramabajës:

Një nga zyrtarët e arrestuar në aksionin e sotëm në kuadër të rastit “Brezovica” është kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi. U ndjeva tepër keq kur sot i pashë prangat në duart e tij.

Prokurori i çështjes që dha urdhërin për arrestimin e Bedri Halimit, ose është vënë në lajthitje, ose ka kryer një detyrë që nuk ka të bëjë fare me drejtësinë!

Mënyra se si është arrestuar Bedri Halimi, është më shumë se poshtëruese. Kujt i konvenon ky spektakël?!

Besoj se më shumë se Drejtësisë, atyre që pretendojnë të fshehin të inkriminuarit real.

Bedri Halimi është një prej ish të burgosurve politik nga më të dinjitetshmit që kam pas rastin ta njoh. Ai vuajti një pjesë të dënimit në burgun famkeq të Goli Otokut në Kroaci.

Romani i tij “Ecje nëpër furtunë” është një nga kryeveprat e letërsisë sonë që për objekt ka dashurinë për jetën, qoftë ajo edhe në burg dhe gjakimin për lirinë.

Jam thellësisht i bindur se pafajësia e tij do të verifikohet shpejt, por me këtë akt Drejtësia e dëshmoi edhe një herë se ka nevojë urgente t’i nënshtrohet procesit të vetingut.

Drejtësia duhet të veprojë shpejt dhe ta lirojë Bedriun.

COMMENTS

x