fbpx

Rusia pretendon se ka identifikuar dronët që u përdorën në sulmin e flotës së saj në Krime

HomeLajmeBota

Rusia pretendon se ka identifikuar dronët që u përdorën në sulmin e flotës së saj në Krime

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka gjetur dhe analizuar mbetjet e dronëve që u përdorën për sulmin në Krime, shkruan skynews.

Rusia pretendoi se sulmi shkaktoi dëme të vogla në një nga anijet e saj të Flotës së Detit të Zi. Analizat treguan se dronët ishin të pajisur me module navigimi të prodhuara në Kanada, tha ministria.

Duke theksuar gjithashtu se sulmi ishte kryer nga Ukraina nën udhëheqjen britanike. Vladimir Putin ka thënë vazhdimisht se do të mbrojë territorin rus me çdo mjet të nevojshëm.

Krimea, e cila është në jug të Ukrainës, u aneksua nga Moska në vitin 2014.