fbpx

Rusia po e perjeton regjimin e vizave, Lavrov dëshiron të shkojë në OKB, por SHBA nuk i kanë dhënë ende vizë!

HomeLajmeBota

Rusia po e perjeton regjimin e vizave, Lavrov dëshiron të shkojë në OKB, por SHBA nuk i kanë dhënë ende vizë!

Rusia ka kërkuar 56 viza nga SHBA për vizitën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe një delegacioni në Nju Jork për sesionin vjetor të OKB-së këtë muaj, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë.

Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, e cila u pa sot nga Reuters, ambasadori rus në OKB, Vasiliy Nebenzia, tha se ishte “shqetësuese” sepse gjatë muajve të fundit, Uashingtoni “ka refuzuar vazhdimisht të japë viza hyrëse” për një numër delegatesh rusë për ngjarje të tjera të OKB-së.

SHBA i merr seriozisht detyrimet e veta si vendi pritës i OKB-së, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se informacioni për miratimet e vizave është konfidencial sipas ligjit të SHBA-së, kështu që ai nuk mund të komentojë për rastet individuale.

Sipas traktatit të vitit 1947, SHBA duhet të lejojë hyrjen e diplomatëve të huaj në Kombet e Bashkuara. Por Uashingtoni shpjegon se mund të refuzojë vizat për arsye që lidhen me “sigurinë, terrorizmin dhe politikën e jashtme”.

Zëdhënësja e OKB-së Eri Kaneko tha se Guterres dhe zyrtarë të tjerë të lartë të OKB-së janë në kontakt të ngushtë me SHBA-në dhe Rusinë në lidhje me vizat.

x