Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. Natyrisht, duke përkrahur Serbinë.
MPJ-ja ruse ka suluar liderët kosovarë pas vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë, e cila kurrë nuk ka njohur dokumentet e Kosovës. Sipas saj, Perëndimi po dëshiron “të neutralizoj më tepër me duart e shqiptarëve”.
Moska, që kryen agresion ndaj Ukrainës gati gjashtë muaj, thotë se serbët nuk qëndrojnë duarkryq.
“Udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës e dinë se serbët nuk do të qëndrojnë indiferentë kur bëhet fjalë për sulmin e drejtpërdrejt ndaj lirive të tyre dhe qëllimisht po e përshkallëzojnë situatën për të nxitur një skenar ushtarak. Sigurisht se Beogradi është shënjestër e sulmeve të ashpra, e që Perëndimi dëshiron t’i neutralizojë më tepër me duart e shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. /Express
COMMENTS