fbpx

Rusia i reagon ashpër Kosovës pasi shpalli “non-grata” zyrtarin rus të UNMIK-ut

HomeKosovë

Rusia i reagon ashpër Kosovës pasi shpalli “non-grata” zyrtarin rus të UNMIK-ut

Rusia i ka reaguar Kosovës për shpalljen “non-grata” të zyrtarit rus, Andrej Antonov.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharove në konferencën e saj javore për media, ka thënë se Kosova po ndërmerr akte “ekstremiste” dhe “provokuese”.

“Ky shpërthim ekstremist i Prishtinës vazhdon politikën provokuese të Kosovës, e cila synon të dëbojë nga krahina misionin, i cili vlerëson objektivisht situatën në terren. Ajo do t’i japë një goditje, jo vetëm një eksperti specifik nga Rusia, por edhe autoritetit të organizatës ndërkombëtare të OKB-së në tërësi,” tha Zaharova duke iu referuar dëbimit të zyrtarit rus të UNMIK-ut.

Më 31 dhjetor, Kosova e shpalli non-grata një punonjës të misionit të UNMIK-ut me shtetësi ruse.

Arsye u tha të jenë aktivitetet e tij që sipas organeve shtetërore janë të papranueshme me statusin diplomatik.

COMMENTS

x