fbpx

Rusia akuzon Ukrainën dhe Britaninë për sulmet në krime, njofton pezullimin e marrëveshjës për grurin

HomeLajmeBota

Rusia akuzon Ukrainën dhe Britaninë për sulmet në krime, njofton pezullimin e marrëveshjës për grurin

Rusia nuk do të marrë pjesë në marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara për eksportin e grurit. Vendimi u mor pas sulmeve me dronë në qytetin e Sevastopolit në Krime. Moska ia vë fajin Kievit për këtë sulm.

Duke marrë parasysh aktin e terrorizmit të kryer nga regjimi I Kievit me pjesëmarrjen e ekspertëve britanikë kundër flotës detare dhe anijeve civile të përfshira në sigurinë për korridorin e grurit, Rusia do të pezullojë marrëveshjen për eksportin e produkteve agrikulturore nga portet ukrainase thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Britania i ka mohuar akuzat e Rusisë që ka ndihmuar Ukrainën të sulmojë me dron Krimenë duke thënë se Rusia po i çon pretendimet e rreme në një shkallë epike.