fbpx

Rusët i japin lamtumirën e fundit ish-liderit sovjetik Mikhail Gorbachev

HomeLajmeBota

Rusët i japin lamtumirën e fundit ish-liderit sovjetik Mikhail Gorbachev

Rusët po presin në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, ish ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, i njohur për hapjen e Bashkimit Sovjetik dhe për afrimin e tij me Perëndimin.

Gorbachev, i cili vdiq të martën në moshën 91-vjeçare, do të varroset pa nderime shtetërore dhe pa praninë e presidentit rus, Vladimir Putini.

Megjithatë, autoritetet lejuan që arkivoli i Gorbachevit të qëndrojë në Sallën e Kolonave, aty ku iu dha lamtumira edhe ish-liderëve të mëparshëm sovjetik, në mënyrë që rusët të mund ti japin lamtumirën e fundit.

Njerëzit duke pritur në radhë për të bërë nderimet e fundit para arkivolit të ish-liderit sovjetik Mikhail Gorbachev, gjatë një ceremonie lamtumire në Moskë, Rusi. 3 shtator 2022.
Njerëzit duke pritur në radhë për të bërë nderimet e fundit para arkivolit të ish-liderit sovjetik Mikhail Gorbachev, gjatë një ceremonie lamtumire në Moskë, Rusi. 3 shtator 2022.

Në Perëndim, ai u njoh si arkitekt i reformave, që më pas krijuan kushte për përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Por, shumë njerëz brenda Rusisë, politikat e tij i shohin si të gabuara.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e cilëson rënien e Bashkimit Sovjetik si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit”.

Megjithatë, ai shprehu ngushëllimet e tij më të thella për vdekjen e u Gorbachevit, tha një zëdhënës i Kremlinit për agjencinë e lajmeve Interfax.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të udhëtojë në Moskë më 3 shtator për të marrë pjesë në varrimin Gorbachev, tha zyra e tij.

Njerëzit kalojnë pranë arkivolit të ish-liderit sovjetik,Mikhail Gorbachev, gjatë një ceremonie lamtumirëse në Moskë, Rusi. 3 shtator 2022.
Njerëzit kalojnë pranë arkivolit të ish-liderit sovjetik,Mikhail Gorbachev, gjatë një ceremonie lamtumirëse në Moskë, Rusi. 3 shtator 2022.

Disa zyrtarë rusë dhe figura kulturore, duke përfshirë ligjvënësin e lartë, Konstantin Kosachyov dhe këngëtaren, Alla Pugachyova, gjithashtu i bënë nderimet familjes së Gorbachev, e cila po qëndron e ulur majtas arkivolit të tij të hapur.

Pas homazheve, Gorbachev do të varroset në varrezat Novodevichy të Moskës – ku gjenden varret e shumë rusëve të shquar – pranë gruas së tij, Raisa, e cila vdiq në vitin 1999, raporton agjencia e lajmeve Tass./REL

x