fbpx

Rrjedha ujit mori para makinën, humbin jetën babë e bir në Malësi të Madhe. Shpëton vajza

HomeLajmeShqiperi

Rrjedha ujit mori para makinën, humbin jetën babë e bir në Malësi të Madhe. Shpëton vajza

Babë e bir të cilët ndodheshin në makinën që rrjedha e ujit mori përpara në Malësi të Madhe kanë humbur jetën.

Bëhet fjalë për Pjetër Rushajn 50-vjeç dhe djali i tij, që ndodhej së brenda automjetit që mori përpara rrjedha e ujit të përroit.

Brenda makinës ndodhej dhe vajza e Rushajt po kjo e fundit ka arritur të shpëtoj dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë mësohet se banorët e zonës po apelojnë që të vijnë mjete shtesë për të nxjerrë trupat nga uji.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupave.