Rritja e kolesterolit mund të zbulohet nga një shenjë gjatë ecjes: Kushtojini vëmendje, nuk bën ta injoroni

2 minutes, 39 seconds Read

Rritja e kolesterolit, domethënë shenja e parë e dukshme e shtresimit të kolesterolit, mund të shfaqet kur jemi duke ecur

Pra, derisa jemi duke ecur, përjetimi i një sensacioni të caktuar mund të jetë shenjë paralajmërimi që kolesteroli po shtresohet në arterie.

Nëse nuk shërohet, mund të shtresohet pa u vërejtur në arterie dhe kështu të nxisë akumulimin e pllakave.

Mjekët na rikujtojnë që kolesteroli i lartë duhet patjetër të shërohet para se të ndodhin probleme serioze shëndetësore siç janë sëmundjet e zemrës, transmeton Telegrafi.

Dihet se kolesteroli vështirë shfaq shenja paralajmëruese, megjithatë, simptomat mund të tregojnë kur kolesteroli grumbullohet në arteriet tona. U zbulua se një sinjal, për shembull, mund të shfaqet kur ecim. Yndyra e akumuluar e kthyer në pllakë në arterie, përveç kolesterolit, përmban edhe depozitime të substancave yndyrore, mbetje qelizore, kalcium dhe fibrinë. Kur arteriet përmbajnë shumë nga kjo përzierje, ato trashen dhe ngurtësohen.

Ky sigurisht nuk është një lajm i mirë për rrjedhjen e gjakut. Në atë rast, edhe këmbët janë nën sulm dhe ato shkaktojnë shenjën e parë të dukshme të kolesterolit të ngritur. Mungesa e gjakut që rrjedh në këmbë ndonjëherë mund të çojë në një gjendje “të zakonshme” të njohur si sëmundja e arterieve periferike, sipas ekspertëve të Cleveland Clinic.

Për fat të mirë, kjo gjendje shkakton shenja paralajmëruese kur një person lëviz, kur ecën.

– Simptoma e parë e dukshme e shkaktuar me sëmundjen e arterieve periferike është sikleti në këmbë, dhimbja ose ngërçet. Kjo dhimbje më së shpeshti shfaqet në këmbë pas ecjes me një temp të caktuar dhe gjatë një kohe të caktuar, varësisht nga ashpërsia e gjendjes – theksojnë mjekët e klinikës “Mayo”.

Dhimbja ka natyrë të përkohshme dhe quhet klaudikacion intermitent.

Dhimbjet në këmbë nuk janë konstante në fillim, ato shfaqen vetëm kur një person është aktiv dhe zhduket kur pushon. Për shkak të kësaj natyre të përkohshme, dhimbja shpesh quhet klaudikacion intermitent. Megjithatë, me përkeqësimin e klaudikacionit, dhimbja mund të shfaqet edhe pas pushimit. Gjithashtu, ky problem mund t’i bëjë muskujt e këmbëve të mpirë, të dobët, të rëndë dhe të lodhur.

Ekspertët e Cleveland Clinic shpjegojnë se kjo shenjë është një flamur i kuq dhe mund të jetë mjaft i ashpër për të parandaluar një person nga kryerja e aktiviteteve normale të përditshme, të tilla si ndjekja e nipërve, për shembull.

Përveç dhimbjes së këmbës, sëmundja e arterieve periferike mund të shkaktojë përfundimisht simptoma të tjera:

▪ djegie ose dhimbje në këmbë dhe gishta gjatë pushimit, veçanërisht gjatë natës, kur jeni shtrirë
▪ lëkurë të ftohtë në këmbë
▪ skuqje ose ndryshime të tjera në ngjyrën e lëkurës
▪ infeksione më të shpeshta
▪ plagë në gishta dhe këmbë që nuk shërohen.

/Telegrafi/

Publikime te ngjashme