fbpx

Rrëzohet avioni serb në Greqi, kërkoi ulje emergjente por u plas në tokë

HomeLajmeRajoni

Rrëzohet avioni serb në Greqi, kërkoi ulje emergjente por u plas në tokë

aksident ajror ka ndodhur në Greqi të shtunën ku një avion serb ka shpërthyer, ka raportuar media greke Kathimerini, transmeton Express.

Në bazë të raportimeve të fundit dyshohet se një avion ka rënë në rrugën që lidh Antifilipin me Palaiohorin në Greqi.

Avioni është rrëzuar 40 kilometra nga aeroporti i Kavallës pasi ai synonte të bënte një ulje emergjente. Fatkeqësisht pa sukses

Avioni i transportit ishte nisur nga Serbia për në Jordani dhe raportohet se ishte në një fluturim transporti tregtar pa pasagjerë përveç ekuipazhit.

Raportet tregojnë se avioni humbi motorin e tij të katërt në ajër dhe mori flakë. /Express

COMMENTS

x