fbpx

Rrëzimi i avionit plot municione më Greqi, lëvizjet misterioze të pilotit në 20 minutat e fundit

HomeLajmeRajoni

Rrëzimi i avionit plot municione më Greqi, lëvizjet misterioze të pilotit në 20 minutat e fundit

Autoritetet helene po hetojnë skenarin se piloti i Antonov të ketë qenë shkaku i rrëzimit të avionit ushtarak ukrainas në Greqi.

Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, piloti i avionit ka humbur kohë të çmuar, pasi në vend që të nisej menjëherë për në aeroportin e Chrysoupolis, i cili ishte informuar për dëmet që po përballej dhe e priste, ka kaluar nga deti, duke arritur pothuajse në buzë të malit Athos në Chalkidiki dhe më pas bëri një kthesë 180 gradë drejt Kavallës, pa arritur kurrë atje, pasi u rrëzua jashtë Paleochorit.

Manovrën që mund ta bënte për 12 minuta, e bëri për 20 minuta, pse?

Bazuar në kompaninë prodhuese, kur avioni pëson defekt të motorit, piloti ka rreth 12 minuta kohë në dispozicion për të shkuar në aeroportin më të afërt dhe për ta ulur atë.

Në këtë rast edhe pse piloti i Antonov ishte brenda afatit kohor për të ulur avionin në Chrysoupolis ai zgjodhi të bënte një rreth relativisht të madh që rezultoi të mos arrinte kurrë në aeroport dhe të rrëzohej.

Vlerësohet se ky qark i ka kushtuar kohë, pasi që nga momenti i prishjes së motorit, i janë dashur afro 20 minuta për ti kthyer dhe për t’iu afruar zonës së aeroportit, gjë që në fund nuk e ka arritur.

Avioni ukrainas ishte nisur nga Nishi në serbi dhe po transportonte 11.5 tonë armë serbe drejt Bangladeshit.

Athina zyrtare i kërkoi Beogradit informacione për municionet që avioni po transportonte. Pas marrjes së përgjigjes, u realizua dhe operacioni për nxjerrjen e trupave nga avioni./abcnews.al

COMMENTS

x