Rreth 100 figura kyçe të republikanëve mbështesin demokratin Bidenin

HomeLajmeBota

Rreth 100 figura kyçe të republikanëve mbështesin demokratin Bidenin

Rreth 100 republikanë dhe liderë të pavarur i kanë dhënë mbështetje kandidatit demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, raporton Reuters.

Në mesin e tyre edhe njëherë kandidati për president republikan, Bill Weld dhe ish-guvernatori republikan, Rick Snyder, në betejën kyçe të shtetit të Michiganit, transmeton KOHA.

Grupi i quajtur “Republikanët dhe të Pavarurit për Bidenin”, udhëhiqet nga Christine Todd Whitman, ish-guvernatore republikane në New Jersey, e cila është bërë njëra nga kritikueset më të mëdha të Trumpit, si dhe ka folur edhe në Konventën Nacionale të Demokratëve në përkrahje të Bidenit.

“Biden është një njeri i mirë, një njeri me qëndrim. Trumpi po përpiqet që ta pikturojë botën e Joe Bidenit si të tmerrshme – por kjo është Amerika e Trumpit tani”, ka thënë Whitman për Reuters.

Ajo ka thënë se do të synojnë të marrin votat e njerëzve që nuk e pëlqejnë Trumpin, por megjithatë hezitojnë ta votojnë Bidenin.

COMMENTS

x