fbpx

Rrefehet i përfoluri për atentat ndaj Kurtit, Prekë Kodra: “S’ka asgjë të vërtetë në kinse planifikimin e vrasjes së Kurtit, po më marrin në qafë”

HomeLajmeKosovë

Rrefehet i përfoluri për atentat ndaj Kurtit, Prekë Kodra: “S’ka asgjë të vërtetë në kinse planifikimin e vrasjes së Kurtit, po më marrin në qafë”

I dyshuari për përgatitjen e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, Prekë Kodra ka folur ekskluzivisht në emisionin ‘Pressing’ në T7 lidhur me përmendjen e emrit të tij si i dyshuar lidhur me rastin në fjalë.

Kodra i lidhur drejtpërdrejt në emision thotë se e gjithë kjo situatë është duke ia vështirësuar jetën atij dhe familjes së tij.

“Çka me spjegu, se është diçka që vetëm kanë shpik sikur kanë shpik persona të paidentifikum për mu,. Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njof dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzu, po më merrni në qaf mu edhe familjen teme”, tha ai.

Tutje ai tregoi për momentin se si e mori vesh për lakimin e emrit të tij si i dyshuar për përgatitjen e atentatit ndaj Kurtit.

“Për herë të parë e kam marrë paradite rreth orës 11:00, kam qenë në Shkodër në kafe dhe më therret dikush nga Gjermania dhe më thotë a je duke i shiku lajmet, dhe kur e pash atë gjë që unë se kisha imagjinu kurrë në jetën teme”.

Kodra po ashtu tregoi edhe për momentin kur ai u ndalua nga Policia e Kosovës në kufi, gjatë hyrjes së tij në Kosovë, rreth një viti më parë.

“Nuk më ka pyet kërkush nga policia për këtë gjë. Mua më kanë ndalë në Kosovë para një viti në Doganë. Kam qenë duke shku në Kosovë me ble një kamionçinë për ndërmarrjen time. Kur më kanë ndalu kam qenë më makinën e vajzës time. Më kanë marrë dokumentet, më kanë thënë, a ka mundësi me zbrit dhe më kanë mbajt aty nga ora 2 pasdite deri në 11 të darkës, as nuk më tregojshin pse jam ndal. Më kanë nxjerr paret, më kanë thonë a ke gjë me veti. I kom thonë po kam 15 mijë euro me veti. Më kanë dërguar në Prishtinë, tek departamenti i krimeve të rënda, atje më kanë marrë në pyetje dhe unë nuk kuptojsha mirë se për çka bëhej fjalë. Më thanë se dyshohesh për falsifikim të parasë. Unë isha i sigurt që paratë ishin të pastërta”, tha ai.

Kodra ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me atë që është raportua në media dhe se nuk i njeh personat që janë përmendur në raportimet. “Unë Albin Kurtin e njoh vetëm nga televizori, ata dy të tjerët fare nuk i njoh. Le të rrijnë të qetë, sepse asnjë të keqe s’do ta kenë nga unë. Mundem të ju shkoj edhe në shtëpi dhe t’ua sqaroj çdo gjë, sepse nuk kam asgjë ndaj tyre. Mundem edhe me zakone të Malësisë së Gjakovës t’ju flas e t’ju sqarojë”, ka thënë Kodra, duke e mbyllur këtë histori të fryrë.

x