fbpx

Rrahje në qendër të Prizrenit, intervenon Policia, autoambulanca në vendngjarje

HomeLajmeKosovë

Rrahje në qendër të Prizrenit, intervenon Policia, autoambulanca në vendngjarje

Një rrahje sapo ka ndodhur tek Shatërvani në komunën e Prizrenit, e cila duket të jetë mjaft serioze.

IndeksOnline ka siguruar një video ku shihet se në vend të ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca në të cilën është duke u trajtuar njëri nga pjesëmarrësit.

E menjëherë në vendngjarje ka dalë edhe policia e Kosovës e cila po merret me rastin.

COMMENTS