fbpx

Rrahje në Prizren: Gjashtë persona bëhen llom mes vete, Policia arreston dy prej tyre

HomeLajmeKosovë

Rrahje në Prizren: Gjashtë persona bëhen llom mes vete, Policia arreston dy prej tyre

Rastet kur personat përfshihen në rrahje për arsye të ndryshme në vendin tonë nuk janë edhe të pakta. Një rast i tillë ka ndodhur se fundi në Prizren.

Sipas informatave të para nga Policia si pasojë e rrahjes katër nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa njërit prej tyre i është nevojitur ndihmë mjekësore më e shpejt.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër për arrestim dhe dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi janë rrahur mes vete. Si pasojë e rrahjes katër nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore (njëri nga ta lëndime të rënda) dhe të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.