fbpx
HomeLajmeKosovë

Rrahje mes dy drejtorëve në Postë, po intervistohen nga policia

Posta e Kosovës, ka bërë të ditur se dy drejtorë të menaxhmentit të kësaj ndërmarrje, sot janë fjalosur dhe kacafytur mes vete.

Në njoftim bëhet e ditur se të dy drejtorët janë intervistuar nga Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.

“Sot paradite në objektin e administratës qendrore të Postës së Kosovës, ka ndodh një incident i vogël i fjalosjes dhe kacafytjes në mes të dy drejtorëve të menaxhmentit të ndërmarrjes.

Për këtë rast janë duke u marr organet e rendit, ndërsa dy drejtorët janë duke u intervistuar në Policinë e Kosovës në Prishtinë”, thekson njoftimi.

Aty po ashtu bëhet e ditur se menaxhmenti i ndërmarrjes pritet të marrë masa disciplinore ndaj tyre.

“Menaxhmenti i ndërmarrjes, do të ndërmerr masat disiplinore gjatë ditëve në vijim, sipas rregulloreve të brendshme të ndërmarrjes dhe ligjeve në fuqi”, përfundon njoftimi.

COMMENTS

x