fbpx

Rozana pozon me sutiene dhe jep një mesazh: Kam shtuar peshë, por kjo nuk më bën më pak tërheqëse

HomeMagazina

Rozana pozon me sutiene dhe jep një mesazh: Kam shtuar peshë, por kjo nuk më bën më pak tërheqëse

Rozana Radi ka bërë një publikim në rrjetet sociale, në të cilin ka vënë në pah fizikun e saj e shfaqur me sutiene në det, ndërkohë që në pjesën e poshtme ka pantallona të shkurtra.

Me këtë rast, aktorja dhe këngëtarja ka dhënë një mesazh për të gjitha femrat që shtimi në peshë nuk duhet të merret si diçka e pazakontë dhe tragjike. Njëherësh, ajo edhe ka reaguar ndaj atyre që i përdorin rrjetet sociale për të gjykuar pa vend dhe për të ofenduar femrat tjera për dukjen ndryshe.

“Po, kam shtuar kilogramë dhe kjo nuk më bën më pak grua tërheqëse. Nuk do të thotë që të shtosh disa kilogramë nuk je një grua inteligjente”.

“Nuk do të thotë, që po pate celulit, burrat nuk të duan më si më parë. Është problemi juaj që zgjidhni ‘burra’ që ju duan për shalë. Është problemi i të gjithave ju me adresa false, që mjafton të kesh vënë pak bark dhe turreni me SMS për të bullizuar këdo që ju del përpara në rrjetet sociale”.

“Është thjeshtë të mos kesh ‘fytyrë’ e të gjykosh fytyrën e tjetrit. Unë jam tipi i gruas që më kënaq një prendim. Unë jam tipi i gruas që qaj me një film. Nuk me impresionojnë muskujt te një burrë dhe pse i vlerësoj ata që merren me sport”.

“Preferoj të dëgjoj nga një burrë që bisedat me mua janë ato që i pëlqejnë më shumë tek unë. Mënyra se si qesh, se si surprizohem… Një kilogram më shumë në trup nuk më bën më pak të lexuar”, ka shkruar Rozana në postimin e saj në Instagram duke ia bashkëngjitur hashtagun ‘unë nuk jam perfekte’. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/CDjIjCMFEJp/?utm_source=ig_web_copy_link

COMMENTS