Pasi i tha lamtumirë futbollit evropian, ndoshta përgjithmonë, u zbulua se edhe ish-agjenti i tij Jorge Mendes i kishte dhënë lamtumirën gjatë muajit të kaluar, shkruan Football Espana.

Ronaldo do të nisë aventurën e tij të re së bashku me fëmijët dhe partneren e tij Georgina Rodriguez, e cila ka ngritur disa pikëpyetje për zhvendosjen e saj të re.

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/WireImage )

Portugezi dhe Rodriguez nuk janë ende të martuar ligjërisht dhe në Mbretërinë e Arabisë Saudite është e paligjshme që një burrë dhe një grua të jetojnë nën të njëjtën çati pa qenë kështu. Megjithatë nuk ka pasur asnjë sugjerim se kjo nuk do të jetë kështu.

Mediat e huaja i janë referuar një raporti nga EFE, i cili përmban opinionin profesional të dy avokatëve të Arabisë Saudite për këtë çështje.

“Edhe pse ligjet ende e ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kanë filluar të mbyllin sytë dhe të mos persekutojnë askënd. Sigurisht, këto ligje përdoren kur ka një problem apo një krim”.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images for CR7 Play It Cool)

Kjo pikëpamje u mbështet nga avokati i dytë, i cili nuk u emërua.

Autoritetet e Arabisë Saudite, sot, nuk ndërhyjnë në këtë çështje [në rastin e të huajve], por ligji vazhdon të ndalojë bashkëjetesën jashtë martesës.

Duket se shkelja e Ronaldos është vendosur të anashkalohet dhe është e vështirë të imagjinohet një botë ku kjo shkakton ndonjë problem për Ronaldon, duke pasur parasysh profilin e tij. Pikëpamja cinike mund të jetë se bazuar në dëshminë e avokatëve, ekziston një rregull për ata që kanë para dhe një tjetër për ata që nuk kanë para. /Telegrafi