Connect with us

Kosovë

Rizvanolli thotë se gjatë vitit 2022 janë siguruar investime në energji më shumë se katër dekadat e fundit!

Publikuar

me

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti kanë prezantuar situatën me energjinë dhe të arriturat gjatë 2022-ës.

“Sivjet kemi siguruar 405 milionë euro për sektorin e energjisë dhe për përballje të qytetarëve me krizën. Nga 405 milionë, 330 janë për investime të reja përgjatë viteve në vijim”, është shprehur Rizvanolli, njofton Klan Kosova.

Ajo ka thënë se mjetet e siguruara këtij viti, nuk janë siguruar përgjatë 40 viteve.

“Vetëm sivjet kemi siguruar financim për investime më shumë se që janë realizuar katër dekadave të fundit”.

Ajo ka ftuar qytetarët që edhe më tej të vazhdojnë ta kursejnë energjinë.

Reklama