fbpx

Ridvani nuk ndalet se kritikuari Kurtin: “A ke guxim Albin ta shkarkosh jaranin, Xhelalin?!”

HomeLajmeKosovë

Ridvani nuk ndalet se kritikuari Kurtin: “A ke guxim Albin ta shkarkosh jaranin, Xhelalin?!”

Gazetari Ridvan Berisha e ka komentuar dorëheqjen e drejtorit të deritashëm të Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, pas rastin të përdhunimit të një 11 vjeçareje nga pesë meshkuj.

Ai ka thënë se shkarkimi i drejtorit të Policisë ka qenë i planifikuar edhe më herët.

“Agjencitë zbatuese të ligjit, policia, prokuroria e gjykata duhet të japin deri në fund llogaridhënie, pse nuk e parandaluan këtë shëmti, këtë akt të rëndë kriminal, kur këta banditë kanë qenë të njohur për penalitete për organzbatueset e ligjit! Llogaridhënie deri në fund! Drejtorin e Policisë edhe ashtu e keni pasur në plan ta shkarkoni por Albin, a keni guxim ta shkarkoni jaranin Xhelal Sveçlën?!”, ka thënë ai.

Ky është postimi i plotë i Berishës:

Ngjarje që ta këputë shpirtin. Dhunimi ose më mirë të themi, ‘vrasja’ e 11 vjeçares nga banditë të poshtër përfaqëson sot dhembje në çdo familje. Akt mizor!
Agjencitë zbatuese të ligjit, policia, prokuroria e gjykata duhet të japin deri në fund llogaridhënie, pse nuk e parandaluan këtë shëmti, këtë akt të rëndë kriminal, kur këta banditë kanë qenë të njohur për penalitete për organzbatueset e ligjit!

Llogaridhënie deri në fund!

Drejtorin e Policisë edhe ashtu e keni pasur në plan ta shkarkoni por Albin, a keni guxim ta shkarkoni jaranin Xhelal Sveçlën?!

x