Ridvan Berisha parashikon rezultatin e zgjedhjeve lokale, LVV-në e qet si humbësën kryesore, ndërsa PDK-në fituese!

HomeLajmeKosovë

Ridvan Berisha parashikon rezultatin e zgjedhjeve lokale, LVV-në e qet si humbësën kryesore, ndërsa PDK-në fituese!

Ish-gazetari, Ridvan Berisha, ka bërë një parashikim se cili prej subjekteve politike mund të fitojë në secilën komunë në nivel Kosove.

Berisha thotë se në kryeqytet pritet balotazh mes LDK-së dhe LVV-së ndërsa fituesin e përcakton PDK, AAK dhe Nisma, ndërsa në komunat tjera sipas tij shumicën do t’i fitoj PDK-ja, pastaj AAK-ja dhe në fund LDK-ja, ndërsa ai fituesën absolute të zgjedhjeve nacionale të fundit Lëvizjën Vetëvendosje, nuk e sheh si fituese në asnjë komunë.

Postimi i plotë i tij:

Shtate komunat e medha dhe rezultati sipas leximit tim:

Prishtine – Balotazh, LVV me LDK, fituesin e percakton PDK, AAK dhe Nisma

Mitrovice – Bedri Hamza, kryetar me balotazh

Prizren – Shaqir Totaj me balotazh

Gjakove – Ardian Gjini me balotazh

Gjilan – Lutfi Haziri, pa balotazh

Peje, LDK me balotazh

Ferizaj, Agim Aliu – pa balotazh

Komunat e tjera:

Suhareke, AAK

Deçan, AAK

Istog, AAK

Junik, AAK

Dragash, PDK

Viti, LDK

Kaçanik, PDK

Shtime, PDK

Kamenice, Qendron Kastrati me balotazh nese vendose te kandidoj

Vushtrri, PDK me balotazh

Kline, PDK me balotazh

Skenderaj e Drenas dihet, PDK

Vota ne komuna nuk e reflekton disponimin e zgjedhjeve nacionale, e shohim dhe jemi deshmitare te rezultateve. Uroj se pari qe zgjedhjet te jene te lira e demokratike!

Naten!

COMMENTS