Ribery si në ditët më të mira, shënon super gol ndaj Lazios pasi dribloi tre lojtarë

HomeSportSporti ndërkombëtar

Ribery si në ditët më të mira, shënon super gol ndaj Lazios pasi dribloi tre lojtarë

Fioirentina është duke udhëhequr pas pjesës së parë ndaj Lazios si mysafir me rezultat 1-0.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë i fortë me disa raste. Manuel Lazzari (Lazio) dhe Franck Ribery (Fiorentina) ishin afër të shënonin në gjashtë minutat e parë të ndeshjes .

Por Fiorentina e mori epërsinë në minutën e 25-të të takimit pas një goli shumë të bukur të Ribery.

Franck Ribery në aksion (Foto: Paolo Bruno/Getty Images)

37-vjeçari mori një top jashtë zonës dhe filloi driblimin, duke i lënë të shtangur Marco Parolon dhe Patric, pastaj kaloi edhe Francesco Acerbin për të shënuar për 1-0.

Francezi është kthyer në aksion pas bllokimit nga pandemia COVID -19, pasi kishte pësuar lëndim të rëndë në vjeshtë. 

Loading...