fbpx

Reshitaj kërkon nga Qeveria që të dialogojnë me SBASHK

HomeLajmeKosovë

Reshitaj kërkon nga Qeveria që të dialogojnë me SBASHK

Deputetja nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj, në seancën e sotme ka shprehur shqetësimin në lidhje me paralajmërimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për grevë të përgjithshme nga shtatori.

Reshitaj kërkoj nga Qeveria që të ulen e të dialogojnë dhe të sqarohen me SBASHK-un për të gjitha mundësitë që janë në dispozicion për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Ky është postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

Sot ne senacë ngrita shqetësimin në lidhje me paralajmerimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për grevë të përgjithshme nga shtatori.

Të ndodhur para kësaj situate dhe me qëllim që në shtator Viti shkollor të filloi me rregull dhe jo me greva mendoj që nuk do të duhet të mbyllen punimet e sesionit pranveror të punës së Kuvendit pa një analizë dhe qartësim të kërkesave të SBASHK-ut.

E them këtë ngase si te zgjedhur te popuulit kemi pergjegjesi para qytetareve sepse jane nxenesit ata qe po e vuajne mosmarrveshjet respektivisht mungesen e dialogut SBASHK – Qeveri dhe per mua kjo eshte shume e padrejte aq me teper duke pase parasysh edhe mungesen e mesimit qe eshte humbur keto dy vite te fundit per shkak te pandemise.

Ju e dini qe fillimi i vitit shkollor nis para fillimit te sesionit dimeror te kuvendit dhe mund te jemi vone ne reagimin apo kontrobutin tone per te shmangur grevat apo reagimet tjera sindikale, prandaj nuk duhet te heshtim para kesaj situate.

Konsideroj që si Kuvend duhet të ofrojmë tërë gatishmerinë brenda kompetencave dhe mandatit që kemi për të shmangur grevën e paralajmeruar nga SBASHK, e cila do të prodhojë si pasojë mungesën e mësimenxënies për fëmijët tanë.

Ndersa nga Qeveria kërkoj që të ulen bashkerisht me drejtuesit e SBASHK-ut, të dialogojnë dhe të sqarohen për të gjitha mundësitë që janë në dispozicion për përmbushjen e keëkesave të tyre.

Më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, me shumë se kurrë duhet të bashkëbisedojme e të mirëkuptohemi dhe jo vetëm për këtë çeshtje.

Vetëm të bashkuar do të arrijmë t’i kalojmë të gjitha sfidat qe i kemi para e që nuk janë të lehta.

x