fbpx
HomeLajmeKosovë

Rekomandohen masa të reja për kafenetë, marketet dhe qendrat tregtare

Qeveria e Kosovës ka rekomanduar masa të reja për menaxhimin e pandemisë në markete, kafene dhe qendra tregtare.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka sugjeruar që qendrat tregtare ushqimore të mos i lejojnë konsumatorët e tyre të hyjnë pa karrocë të blerjes, ndërsa ka thënë se bizneset e gastronomisë – kafenetë dhe restorantet – janë të obliguara që një numër të tavolinave t’i kufizojnë për mos lejim për shërbim.

Në markete një person është i obliguar të mos i lejojë konsumatorët të hyjnë pa maska, ka pohuar ministri Zemaj të hënën, pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë.

“Ndër të tjera masat e vendosura të jenë të krahasueshme me vendet tjera, qendrat tregtare ushqimore dhe jo ushqimore të obligohen qe të kenë një punonjës i cili nuk lejon hyrjen brenda të konsumatorëve pa maska, në qendrat tregtare ushqimore mos të lejohet hyrja e konsumatorëve pa karrocë të blerjes (sepse ajo vet e krijon distancën mes personave sa janë në market), lokalet e gastronomisë të jenë të obliguara qe një numër të tavolinave t’i kufizojnë për mos lejim për shërbim, etj”, ka thënë Zemaj.

Ministri ka treguar se kapacitetet spitalore janë shtuar dhe është rritur edhe numri i profesionistëve shëndetësor për të ndihmuar kolegët e tyre, të cilët disa nga ta janë prekur nga infeksioni.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3308169625896561&id=501036319943253

COMMENTS