Real Madridit mposht Osasunën me shumë veshtirësi, mbetet afër kreut

HomeSportSporti ndërkombëtar

Real Madridit mposht Osasunën me shumë veshtirësi, mbetet afër kreut

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Osasunas me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 34-të të La Ligës.

Pjesa e parë nuk ishte edhe aq emocionuese pasi solli vetëm dy raste, nga një në të dyja anët.

Real Madridi për të gjetur golin e parë u desh të priste deri në minutën e 76-të, kur Eder Militao shënoi me kokë për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i qetësisë i shënuar sërish nga një brazilian.

Karim Benzema kryen të gjithë punën pothuajse, pason te Casemiro i cili shënon për 2-0.

Deri në fund edhe pse kishte raste, gola më nuk pati dhe Real Madridi iu gëzua fitores së 22-të sezonale.

Me këtë fitore Real Madridi mbetet në vendin e dytë me 74 pikë./Telegrafi

https://twitter.com/UTDEXTRA_/status/1388592720835452939

COMMENTS