Real Madrid sigurt drejt titullit, fiton pa telashe ndaj Alaves

HomeSportSporti ndërkombëtar

Real Madrid sigurt drejt titullit, fiton pa telashe ndaj Alaves

Real Madrid ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme.

Skuadra e Zinedine Zidane, Real Madrid, ka shënuar fitore të lehtë në xhiron e 35-të të La Liga, duke mposhtur Deportivo Alavesin me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë takim u shënua nga Karim Benzema, i cili penalltinë e fituar nga Ferland Mendy në minutën e 11’ e konvertoi në gol.

Real Madrid dyfishoi epërsinë dhe vulosi fitoren me anë të Marco Asensio, i cili tundi rrjetën në minutën e 50’.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 80 pikëve si lider i tabelës, duke ruajtur diferencën me katër pikë nga Barcelona.

Deportivo Alaves mbetet me 35 pikë në pozitën e 17-të, duke mos pasur mundësi të shkëputet nga zona e rrezikut, me vetëm tri pikë larg saj./Lajmi.net

COMMENTS