Kosovë
Reagon Xhavit Haliti pas ngjarjes tragjike në Pejë ku vdiqën kandidati i PDK-së për Pejë dhe Blerand Kadriaj
Për ngjarjen tragjike në Pejë ka reaguar edhe kryetari i degës në Pejë, Xhavit Haliti.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haliti u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
“I tronditur në shpirt nga rasti tragjik në Pejë. Ju shpreh ngushëllime familjes Ademaj dhe Kadriaj. Në këto momente të rënda, bashkëndjej dhimbjen për humbjen e Astritit dhe Blerandit”, ka shkruar Haliti.
Nga incidenti tragjik në Pejë kanë mbetur të vrarë dy persona, Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune, si dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit, derisa i plagosur ka mbetur vëllait i Astritit, A.Ademaj.
