fbpx

Reagon Vuçiç pasi iu ndalua hyrja në Kroaci: “S’kam dashur të shkojë në det..”

HomeLajmeRajoni

Reagon Vuçiç pasi iu ndalua hyrja në Kroaci: “S’kam dashur të shkojë në det..”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit të jashtëm kroat Gordan Grliç Radman, i cili i tha këtij të fundit “zotëri, nuk po shkoni në det”, të dielën e 17 korrikut, kur Vuçiç-it u ndalua hyrja në Kroaci.

“Grliç Radman tha se të shkosh në Jasenovac dhe të shkosh në det nuk është njësoj. Unë kurrë nuk kam dashur të shkojë në detin e tyre dhe jam krenar për këtë”, tha presidenti serb gjatë një konferencë për media.

Ai insiston se kishte kontaktuar zyrën e kryeministrit kroat dhe ka njoftuar institucionet e këtij shteti për vizitën e tij në Jasenovac.

“Kemi kërkuar që të vizitojmë Jasenovacin më 10 shtator të vitit të kaluar. Në disa raste direkt dhe indirekt na kanë kërkuar shtyrjen e vizitës për shkak të situatës së brendshme politike”, u shpreh ai.

Më 17 korrik, Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç Radman, mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me ndalimin e “vizitës private” të presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Jasenovac dhe Pakrac.

“Zotëri, nuk po shkoni në det. Presidenti i shtetit është një person i mbrojtur, një vizitë e tillë kërkon përfshirjen e autoriteteve kroate. Ne gjithmonë lajmërojmë ardhjen tonë. Nuk mund të kalosh vetëm kështu kufirin”, theksoi kryediplomati kroat.

Në anën tjetër, pas ndalimit të vizitës së Vuçiç-it në Kroaci, ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, njoftoi se të gjithë zyrtarët e shtetit kroat, të gjithë mbajtësit e pasaportave zyrtare apo diplomatike, do të duhet të shpallin dhe arsyetojnë veçmas vizitën ose kalimin e tyre nëpër Serbi dhe do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli.

COMMENTS

x