Një video e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë momentin të fjalimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, është bërë virale.
https://www.facebook.com/FMimagesAlbania/videos/4819680784712486/
Në momentin kur Trump përmend se Serbia do të vendosë ambasadën në Jerusalem, shihet Vuçiq teksa shikon edhe njëherë dokumentin që ka para vetes.
“Momenti kur presidenti serb, Vuçiq e kupton se marrëveshja që sapo e nënshkroi (si duket pa e lexuar) thotë se vendi i tij duhet ta vendos ambasadën në Jerusalem të Izraelit”, shkruan një përdorues në Twitter.
COMMENTS